Aktualitet

Merret peng drejtuesi i Zyrës Arsimore Bulqizë!

Përgjegjësi i Zyrës Arsimore të Bulqizës u mbajt peng për disa orë nga një 29-vjeçar. Ka qenë vetë zyrtari, i cili bëri kallëzim penal për agresorin, që sipas tij e kanosi dhe i kërkonte t’i rikthente familjarët në vendet e punës.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.