Bota

Messi për Topin e Artë: Për mua nuk është i rëndësishëm, nuk do të luaj Botërorin e ardhshëm!

Lionel Messi tha se Topi i Artë nuk është aq i rëndësishëm për të tani.

“Topi i Artë? Në këtë fazë të karrierës sime,  nëse e marr, do të jetë mirë, nëse nuk e arrij, është në rregull.

A jam i shqetësuar për këtë? Jo, në këtë pikë të jetës sime, kjo nuk ka më rëndësi për mua.

E kam thënë gjithmonë se për mua nuk janë të rëndësishme çmimet individuale, por ato kolektive. Çmimi më i rëndësishëm për momentin është Kupa e Botës. Ky është shpërblimi më i madh për mua”, tha Messi në një intervistë për Titan Sports.

Gjëja më befasuese e yllit argjentinas erdhi me pjesëmarrjen e tij të mundshme në Botërorin e ardhshëm të vitit 2026, duke minimizuar mundësitë për të qenë në edicionin që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Siç e thashë edhe më parë, nuk mendoj se do të marr pjesë në Botërorin e ardhshëm. Nuk kam ndryshuar mendje për këtë. Do të doja të isha atje për ta parë, por nuk do të marr pjesë”, ka thënë ylli i ardhshëm i Inter Miami.