Sport

Messi telefonon Neymarin: Do vish te ne, nuk ke punë te Reali i Madridit!

“Do vish tek ne, nuk ke punë tek Reali i Madridit”. Këto janë fjalët që Lionel Messi i ka thënë Neymar menjëherë sapo është zbuluar interesi maksimal i Los Blancos për brazilianin. 5 herë fituesi i Topit të Artë e ka të pamundur të pranojë që një ish i Barçës të jetë në krahun tjetër të El Classicos. E përditshmja madrilene “Marca” ka zbuluar se ka pasur një telefonatë mes numrit 10 të katalanasve dhe sulmuesit të PSG dhe argjentinasi ka qënë i qartë në fjalët e tij.