Auto & Moto Bota

Mijëra vende pune të rrezikuara në Itali, shkak makinat elektrike?!

Automjetet elektrike nuk janë mjeti i vetëm efektiv për reduktimin e emetimeve të karbonit të prodhuara nga industria e automobilave, njoftoi shoqata italiane ANFIA. Teknologjitë e tjera mund të ndihmojnë gjithashtu në dekarbonizimin e industrisë, duke përmbushur të njëjtat qëllime teksa ruan njohuritë, përvojën dhe vendet e punës në Itali.

Të paktën kështë është shprehur së fundmi prodhuesi italian i makinave, Paolo Scudieri, president i Shoqatës Italiane të Prodhuesve të Automobilave. Paolo shpjegoi duke shtuar se industria italiane e makinave tashmë po investon shumë në hidrogjen:

Kam parasysh kontributin e mundshëm të prekshëm të biokarburanteve dhe lëndëve djegëse sintetike dhe hidrogjenit.

Biokarburantet dhe lëndët djegëse sintetike formojnë një kategori të karburanteve dhe po zhvillohen për të lejuar përdorimin e vazhdueshëm të versioneve të modifikuara të motorëve me djegie të brendshme, në vend të kalimit në automjetet elektrike komerciale (BEV).

Përqendrimi ekskluzivisht në teknologjinë BEV, e cila aktualisht dominohet nga prodhuesit aziatikë, do të rrezikonte rreth 73 mijë vende pune në Itali në vitet e ardhshme dhe lëvizshmëria elektrike nuk do të kompensonte humbjen pasi vlerëson se do të krijojë vetëm rreth 6,000 vende të reja pune.

Scudieri shtoi se rreth 450 prodhues të pjesëve të makinave në Itali, nga 2200 gjithsej, mund të fusin çelësin në bravë sepse nuk kanë filluar as ta ridrejtojnë prodhimin në teknologjinë elektrike. Rikujtojmë, se së fundmi, drejtori i përgjithshëm i Ford-it, Jim Farley, mendon se ndryshime të mëdha po vijnë në industri dhe në mënyrën se si ajo funksionon.

Kjo pasi industria po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt automjeteve elektrike. Më konkretisht, siç beson ai, modeli i shitjes do të duhet të ndryshojë. Ai ka vlerësuar Tesla-n dhe prodhuesit kinezë të automjeteve për qasjen e tyre ndaj shitjeve, sepse mbajtja e më pak makinave në parcelat e tregtarëve mund t’i kursejë Fordit një shumë të konsiderueshme parash.