Celebrities Gossip Showbiz

Miley Cyrus poston në Instagram foto me ish-in e saj…

Miley Cyrus, një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe të huaj, postoi në Instagram një album me foto që i kujtojnë asaj ngjarje dhe histori të ndryshme. Megjithatë, ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte një foto e Miley me ish të dashurin e saj, këngëtarin dhe tekstshkuresin Nick Jonas.

Të postosh një foto me ish-in mund t’ju duket e çuditshme, por Miley nuk mendon të njejtën gjë. Ndoshta sepse dyshja ia ka lënë gjithçka së shkuarës, dhe tani e trajtojnë marrëdhënien me humor.

Albumi është një dedikim ndaj këngës “7 Things”, e cila mbushi 13 vite. Kënga u publikua në vitin 2008, dhe fansat pretenduan se ishte pikërisht për ish-in e saj. Miley dhe Nick dolën nga viti 2006 deri në vitin 2008, dhe jo shumë vonë pas ndarjes së dyshes, Nick nisi të dalë me Selena Gomez. Kujtojmë, se Miley foli për ndarjen në autobiografinë e saj “Miles to Go”.

Unë isha e inatosur kur shkruajta “7 Things”. Unë doja ta dënoja atë, të hakmerresha që më lëndoi. Fillon me një listë se çfarë unë urrej. Por unë nuk urrej. Zemra ime e dinte që në fillim që do të shndërrohej në një këngë dashurie. Pse merr ai një këngë dashurie? Sepse unë nuk e urrej atë. Unë nuk do ta lejoj veten të urrej askënd. Kjo nuk është mënyra si zemra ime funksionon. Është një këngë se si duhet ta urrej atë, por nuk e bëj, dhe nuk e di pse. Është rreth faljes, jo harresës. Ja si ndihem unë: Është e vështirë të imagjinosh që dashuria jonë është një histori me një fund. Por ju e dini, të paktën po përfitoj disa këngë të mira për t’u dëgjuar.

Tanimë, mund të kuptojmë se Miley ia ka lënë së shkuarës gjithçka dhe nuk është më pjesë e trekëndëshit. Ajo nuk ndihet më e dashuruar me ish-partnerin e saj. Ndërkohë, Nick Jonas është i martuar me Priyanka Chopra.