Botë e Çuditshme

Mjafton të merrni partnerin me vete dhe të jetoni në një ishull…/Por për ta bërë këtë duhet të plotësoni kushtet e një miliarderi!

Së fundmi bëhet e ditur se një miliarder misterioz po i ofron një çifti 185 mijë dollarë për të kaluar një vit në ishullin e tij privat në Karaibe, por ka disa kushte. Sipas reklamës së publikuar nga agjencia e punësimit Fairfax and Kensington, pritet që çifti i zgjedhur të punojë me kohë të plotë duke promovuar ishullin privat në rrjetet sociale. Detyra e tyre kryesore do të ishte të filmonin çdo ditë në ishullin e virgjër, duke dokumentuar përparimin dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme.

George Dunn nga agjencia Fairfax dhe Kensington zbuloi se pronari dëshiron të theksojë bukurinë e ishullit të tij, por për këtë ai dëshiron të punësojë influencues që do ta bëjnë këtë. Pritet që çifti që do të marrë vendin e punës të menaxhojë ambientet dhe eventet dhe përveçse të dinë se si funksionojnë rrjetet sociale, duhet të kenë edhe përvojë në drejtimin e industrisë së luksit.

Një çift i punësuar do të marrë një fluturim kthimi në shtëpi brenda një viti, si dhe 25 ditë pushim vjetor, të cilin mund ta përdorin në një nga ishujt fqinjë. Ndërkaq, ientiteti i pronarit dhe specifikat e ishullit janë ende sekret. Për të aplikuar, kandidatët duhet të dorëzojnë një video TikTok, e cila do të shqyrtohet nga ekipi personal i miliarderit.