Celebrities Gossip Showbiz

Monika nuk i kursen ofendimet ndaj Donaldit: “Nuk ka humor, por batuta rrugësh!”

Nuk kanë fund debatet brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Shpesh herë zënkat mes tyre janë për gjeste të vogla, por disa përçarje mes banorëve duket se nuk kanë ndërmend të rregullohen.

E një dyshe që duket se nuk duket të jetë mirë është Monika dhe Donaldi, të cilët shpesh debatojnë apo bëjnë thashetheme për njëri- tjetrin. E së fundmi, gjatë një bisede me Ilirin, aktorja nuk i ka kursyer disa ofendime ndaj Donaldit duke thënë se ai nuk është humorist.

Nuk di të bëjë muhabet, ta ndërpret me ndonjë batutë, se gjoja ka humor, ai as humor s’ka, ka batuta rrugësh. Të bësh një masë të tërë të qeshë do inteligjencë, ai nuk bën humor.

Pak ditë më parë. Monika gjiithashtu ka folur me Fifin në lidhje me Semin dhe sa këngëtare është ajo.

Semi nuk është ndonjë figurë! Më fal, sa këngë ka kënduar Semi?! Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi 5 këngë sa kam un gishtërinjtë e dorës, pres kokën unë.

Nuk ka ndjekës fanatik të “Big Brother VIP” që nuk është në dijeni të debatit që shkaktoi shumë tensione brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për sherrin e bujshëm mes Semit dhe Donaldit me Ilirin. E teksa u duk se gjakrat mes tyre ishin qetësuar, mesa duket ende paska shumë për të folur.