Botë e Çuditshme Gossip Lifestyle

Mori pseudonimin ‘Zombie Angelina Jolie’, e reja iraniane tregon si dukej para operacioneve plastike!

Sahar Tabar, një iraniane tronditi publikun disa vite më parë me pamjen e saj, nga e cila e mori edhe pseudonimin ‘Zombie Angelina Jolie’. Asokohe 17 vjeçe, ajo e kishte transformuar fytyrën për t’u dukur si aktorja e famshme hollivudiane. Tabar u kishte thënë ndjekësve të saj se ka bërë rreth 50 operacione për të qenë sa më e ngjashme me Angelina-n.

Tabar u arrestua në tetor të vitit 2019 me akuzën për blasfemi, nxitje të të rinjve në dhunë, përvetësim të paligjshëm të pronës dhe shkelje të kodit të veshjes. Megjithatë, ajo u lirua pas 14 muajsh pas protestave të gjera në vend, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini në muajin e kaluar. Iraniania tanimë ka treguar se si duket në të vërtetë.

Ajo ka thënë se iu është nënshtruar disa procedurave kozmetike, si operacioni i hundës, mbushja e buzëve dhe liposuksioni, por theksoi se fotografitë janë rezultat i grimit dhe editimit në Photoshop.

“Ajo që patë në Instagram ishin efektet kompjuterike që përdora për të krijuar imazhin”,- citohet të ketë thënë Sahar për mediat shtetërore. Pas daljes nga burgu, Sahar njoftoi se nuk do t’i përdorte më rrjetet sociale.