Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Loredana sapo na zbuloi pak nga projekti i saj më i ri muzikor?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Vetëm pak më parë, artistja me anë të një postimi në Instastory shfaqet në rrugë teksa në sfond dëgjohet një këngë e cila duket të jetë projekti më i ri i papublikuar i bukuroshes në gjuhën gjermane.

Kohëve të fundit Loredana ka postuar në Instagram disa foto,  ku mes tyre dukej dora e saj e kapur me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të mendojnë përmes këtij postimi se Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Por asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi më vonë u zbulua se kush ishte personi misterioz.