Celebrities Fashion Showbiz

Mos ndoshta moderatoret tona të njohura po sjellin një trend të ri të ngjyrave të veshjeve për këtë sezon?!

Gjithmonë moderatoret tona bukuroshe arrijnë që të sjellin në vend trende të reja të veshjeve por këtë herë mesa duket ka ndodhur ndryshe. Jo vetëm Bora Zemani por edhe Alketa Vejsiu apo Arbana Osmani janë fokusuar tek dy ngjyra të catuara, konkretisht tek e kuqja dhe tek ngyra portokalli. Mos ndoshta prezantueset po mundohen që të na paralajmërojnë dhe të na tregojnë se ky do të jetë trendi i ri i ngjyrave sa i përket veshjeve për këtë sezon?! Na lejoni t’jua tregojmë…

1.Bora Zemani

Moderatorja e njohur Bora Zemani u shfaq mbrëmjen e kaluar në “Për’Puthen Prime” me një kostum shumë të bukur ku dominote ngjyra portokalli dhe ajo rozë.

2. Arbana Osmani

Prezantuesja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” mori një vëmendje shumë të madhe me fustanin e kuq të gjatë që kishte zgjedhur të vishte atë mbrëmje. Duhet ta pranojmë se ngjyra e kuqe Arbanës i shkon shumë dhe se atë mbrëmje ajo shkëlqeu padiskutim.

3. Alketa Vejsiu

Bukuroshja Alketa Vejsiu gjithmonë tregohet mjaft e kujdesshme në zgjedhjet që bën për veshjet e saj dhe duhet ta themi se asnjëherë nuk na ka zhgënjyer por gjithmonë na ka mahnitur.

4. Dojna Mema

Dojna Mema është moderatorja simpatike e cila arriti që në çdo puntatë të “Fan Club”-it të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve jo vetëm me profesionalizmin por edhe me veshjet e saj. Mesa duket ngjyra rozë mund edhe ta portretizojë atë si një vajzë akoma shumë të vogël dhe mjaft të bukur e lozonjare.

5. Hygerta Sako

Hygerta është e njohur në të gjithë vendin tonë si një nga prezantueset më të bukura të sportit gjithashtu ka zgjedhur që të vishet me të kuqe. Pa frikë mund të themi se kjo është edhe e preferuara e saj sepse e ka pranuar edhe vetë ajo.

6. Eva Murati

Edhe moderatorja tjetër e sportit Eva Murati gjithashtu i është bashkuar trendit të vajzave të tjera. Ajo duket mjaft bukur e veshur më një fustan të kuq, i cili i shkon shumë.