Celebrities Live From Tirana

Mosaprovimi i Sabianit për romancën e Keisit me Kristin në “BBV” parë nga sytë e Arjeta Dhimës!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio për të folur rreth gjuhës së përdorur në “BBV” regjisorja dhe ventrilokuistja e njohur Arjeta Dhima e cila prej 8 vitesh është edhe trajnuese e të folurit në publik. Si e ka parë Arjeta komunikimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Sa i përket videos virale ku Luizi ndalon Kiarën të përfundojë lojën e saj, si e gjykon Arjeta? Klikoni në këtë link. Cila do të ishte teknika në të folur që do të përdorte Arjeta me banorët? Zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Ndërkaq, romanca e re e krijuar mes Keisit dhe Kristit ka ngjallur jo pak polemika jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sabiani, babai i Keisit është shprehur kategorikisht kundra kësaj lidhjeje. Si e shikon Arjeta këtë mosaprovim të Sabianit ndaj marrëdhënies së vajzës së tij me Kristin?

Sabiani e njeh formatin, ka qenë vetë banor dhe e di se çfarë ndodh aty brenda. I njeh rregullat dhe nevojat e gjithësecilit për të pasur një mbështetje. Asnjë prind nuk do të donte që fëmija i tij të ndiente nevojën aty brenda për të pasur një mbështetje. Nuk do e quaja romancë sepse ka një frikë të madhe nga Keisi, ka imagjinuar që babai po e aprovon por në këtë rast nuk kemi një PO të dëgjuar nga Sabiani. Keisi po e vazhdon lojën sikur ka një PO nga babai i saj. Keisi është një vajzë shumë bukuroshe dhe Kristi gjeti një tendencë për t’i shprehur ato gjërat e veta mashkullore, pra për t’i shprehur pëlqim, atë predispozitën për ta mbrojtur një femër, të ketë tendencën dominuese dhe duket se kanë gjetur një lloj kimie me njëri-tjetrin. Është herët të flitet për dashuri.