Showbiz

Motra e Ronaldos tregon për varfërinë ekstreme në fëmijëri: “Më kanë kafshuar minjtë 2 herë”

Katia Avero, motra e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo pak ditë më parë ka bërë një postin në rrjetin social Instagram që i ka shokuar të gjithë.

Ajo ka treguar hapur kushtet e vështira të jetesës së familjes së saj kur ajo dhe Ronaldo ishin fare të vegjël.

Influencuesja tha se jetonte në një shtëpi gati të rrënuar me krevatin e bërë nga tulla dhe me vendin e mbushur plot me minj.

Katia shtoi se minjtë e kanë kafshuar dy herë kur ka qenë e vogël dhe fatmirësisht nëna e saj e ka shpëtuar nga ndonjë plagë fatale.

Në postimin e saj ajo theksoi se është e rëndësishme që të gjithë ne t’ja dimë vlerën gjërave të vogla dhe thelbësore në jetën tonë, kjo është edhe arsyeja përse ajo nuk ngurroi të ndante historinë e saj të trishtë me 1.2 milionë ndjekësit në Instagram.