Celebrities Gossip Showbiz

“Mu vërsul sikur i kisha…”, Iliri bën thashetheme për Donaldin pas debatit për Semin dhe nuk e fsheh inatin!

Një natë e gjatë debatesh dhe konfliktesh ka qenë ajo e spektaklit  gjatë transmetimit live të “Big Brother VIP”. Duke nisur nga situatat e krijuara nga Paloma, që sipas banorëve ishin tendencioze e deri tek një debat që fillimisht nisi si një ‘lojë fëminore’ e Semit dhe Ilirit.

Gjatë një mbrëmjeje kur banorët po bisedonin me njëri-tjetrin në oborr, Iliri diskuton diçka me zë të ulët me Donaldin, pa u kuptuar se çfarë po thonë nga banorët e tjerë. Për një gjë të tillë është bërë kurioze Semi, e cila e ka pyetur Ilirin se për çfarë po flisnin ata. Duke qenë se ky i fundit nuk po përgjigjej dhe Semi vazhdonte të këmbëngulte, Iliri bën një koment, që mbase e preku Semin: “Nuk jeton dot dy minuta ti pa atë (Donaldin)”.

Kaq ka mjaftuar që situata të agravohej dhe Semi t’i tregojë Ilirit gishtin e mesit, që sipas saj ishte thjesht në kuadër shakaje, por ai nuk mendoi aspak kështu. Madje i ka mbajtur qendrim gjatë dhe nuk e ka pranuar as faljen e saj.

Gjatë transmetimit live mbrëmjen e kaluar, Semi tregoi se veprimi i saj ishte tejet fëminor dhe në kuadër shakaje, duke përmendur këtu një skenë nga filmi i Mr. Bean. Ajo madje tregoi se i ka kërkuar falje Ilirit, por ai nuk e ka pranuar, madje ka refuzuar dhe që t’i fliste në ditët në vazhdim.

Në veçanti Donaldi i ka dalë në krahë Semit duke e pohuar sërish se ajo nuk ka pasur asnjë qëllim të keq, madje edhe Semi gjithashtu i ka toleruar shumë shaka Ilirit dhe nuk është diskutuar ndonjëherë kaq gjatë.

E duketse gjithë ai debat ende po “e ndjek” Ilirin i cili duket të jetë shumë i fyer nga Donaldi për reagimin e tij. Këtë bisedë ai e ka bërë me Beniadën duke i treguar se si ndihet për ato fjalë të tij.

Mu vërsul mua sikur i kisha përdhunuar të fejuarën, pa asnjë arsye, kur kishte kohë ta bënte këtë muhabet privat, nuk u bë i gjallë për dy ditë, sepse ishte prezent. Dhe ato dy ditë ndenjën duken folur deri në 6 të mëngjesit duke thurur strategjira, po mua nuk ma fusin ata, as ata, as 100 si ata.