Aktualitet

“Mungonin pajimet bazë për shuarjen e zjarreve”, KLSH nis kontrollin në institucionet e emergjencave.

Pas zjarreve të fundit që përfshinë vendin ku pati akuza të shumta se punonjësve u mungonin pajimet bazë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur zyrtarisht kontrollin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave, për të verifikuar tenderat për blerjen e pajisjeve të emergjencës.

Kontrolli ka nisur në  Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me emergjencat civile, në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor, Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH-së , Arben Shehu do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave.

Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së Emergjencave Qendrore Civile pasi drejtori Haki Çako ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH, Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit një ditë më parë, ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu, KLSH do të auditojë dhe verifikojë në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.