Celebrities Lancio Music

Muzika ‘rock’ dhe çfarë e bën një muzikant të jetë artist i mirë, Edea Demaliaj zbulon më shumë në ‘Lancio’!

Në këtë episod të ‘Lancio’ ishte e ftuar Edea Demaliaj, e cila tanimë është pjesë e TAR, por tema e diskutimit nuk ishte kjo. Ashtu si e do programi, Edea foli për muzikën, më saktë për muzikën ‘rock’. Edea është rritur në një familje artistësh dhe trashëgoi talentin e të atit për muzikë, liderit të grupit Djemtë e Detit, Gent Demaliaj. Deri në moshën 15 vjecare krahas shkollimit Edea çdo vit merrte pjesë në evente muzikore për fëmijë si Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër. Në 2015 ajo konkurroi në talent show X-Factor Albania ku dhe u shpall fituese e audicionit të katërt. Në 2016 ajo publikoi videoklipin e saj të parë të titulluar “Ne” si dhe mori pjesë në Festivalin e 55-të në RTSH me këngën “Besoj në Ëndërr”.

Teksa ditën e shtunë u mbajt koncerti ‘TRock’ në Tiranë, Edea na tregoi më shumë lidhur me mbajtjen e këtij organizimi, pjesë e së cilës si artiste do të jetë dhe ajo vetë.

koncert janë artistët më të mëdhenj të muzikës ‘rock’ por ka edhe artistë të rinj, ndërthurja dhe promovimi i talenteve të reja. Mendoj ‘rock-u’ vet është rebelim, është të dalësh, t’i biesh ndesh konformizmit dhe kornizave sociale, mendoj se publiku do inspirohet deri diku që të ndjekë ëndrrat dhe pse jo të dëgjojmë këngë që janë hite dhe këngët origjinale të këngëtarëve që duhet të promovohet pak më shumë si gjë.

Por, si muzikante e rrymës ‘rock’, si e sheh Edea vlerësimin që i jepet dhe kur quhet një artist i mirë?

Unë jam rritur në një familje rokerësh dhe kur je roker bën kompromis me veten që ‘unë do bëj muzikë për pakicën’. Arti është që t’i bëhesh zë për njerëzit që nuk kanë zë. Në momentin që ti nuk mundohesh të perfaqësosh të tjerët, nuk je më një artist.