Celebrities Gossip Showbiz

Ndalon makinën për tu lutur në kohën e Namazit, Fero habit ndjekësit!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.

Pas daljes nga paraburgimi reperi ka shokuar ndjekësit e tij me deklaratën e fundit në Instagram, ku është shprehur se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga muzika për shkak se feja islame e ndalon dhe se kërkon falje për tekstet e shkruara dhe këngët e tij, ku dhe dëshiron që ato të fshihen dhe askush të mos i dëgjoj.

Gjithashtu në rrjete sociale, reperi po ndan momente të përditshmërisë së tij ku tregon sa i devotshëm është në fe. Në postimin e fundit, Fero ka treguar se ka ndaluar makinën në mes të rrugës për t’u falur, ndërsa krahas fotos shkruan:

″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Reperi i njohur, Fero, ka realizuar së fundmi intervistën e parë pas përfshirjes së tij në fenë islame. Pasi la qelinë ku ndodhej sepse u akuzua se ushtroi dhunë ndaj ish-gruas së tij, Arbenita Ismajlit, reperi njoftoi se ka hequr dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë.