Showbiz

Ndërron jetë e bija dhe legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Një lajm i trishtë ka pushtuar median mbrëmjen e kaluar. Ish-kampioni dhe legjenda e N.B.A, Kobe Bryant ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik me helikopter.

41-vjeçari po udhëtonte me të bijën Gianna, bashkëshorten dhe disa miq tek provat e një ndeshjeje basketbolli ku luante e bija.

Fatkeqësisht edhe vogëlushja ka humbur jetën së bashku me miqtë dhe pjesëtarët e ekuipazhit duke përfshirë edhe pilotin.

Sipas autoriteteve të Los Angeles duhen disa ditë derisa trupat të identifikohen dhe të mësohet arsyeja e këtij aksidenti.