Roze

Ndërron jetë ikona e drejtësisë së grave në SHBA, Ruth Bader Ginsburg

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të SHBA-ve Ruth Bader Ginsburg, një portret i kampiones së të drejtave të grave, ndërroi jetë nga kanceri në moshën 87-vjeçare.

Ginsburg vdiq të premten nga kanceri metastatik i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington DC, e rrethuar nga familja e saj, thuhej në deklaratën e gjykatës.

Në fillim të këtij viti, Ginsburg tha se po kalonte vështirësi gjatë kimioterapisë pas përsëritjes së kancerit.

Një feministe e shquar, ajo u bë një figurë për liberalët në SHBA. Ginsburg ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë që u ul në Gjykatën e Lartë, ku shërbeu për 27-vjet.