Showbiz

Ndërron jetë në mënyrë misterioze kampioni i Snowboard-it

Alex Pullin, kampioni i sportit të snowboard-it ka humbur jetën në moshën 32-vjecare.

Trupi i pajetë i sportistit u gjet i pajetë në bregedetin autralian orë pasi ai kishte dalë të peshkonte.

Përpjekjet e shumta të mjekëve nuk arritën ta rikthenin atë në jetë. Alex ishte kampion i snowboard-it madje ka mbajtur edhe flamurin e Australisë në Lojrat Olimpike Dimërore, “Sochi 2014”.

Ende nuk është zbuluar arsyeja e vdekjes së tij misterioze ndërkohë që ngjarja e rëndë po hetohet nga autoritetet përkatëse dhe ekspertiza e trupit të pajetë të Pullin po bëhet.