Showbiz

Ndërron jetë tenori i grupit “The Temptations”, Bruce Williamson, shkak Koronavirusi

Bruice Williamson, vokalisti i grupit muzikor “The Temptations” ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare për shkak të Covid-19.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur djali i tij Bruce Alan Williamson Jr. “S’ka asnjë fjalë që përshkruan atë çfarë ndjej në këto momente. Të dua babi, faleminderit që ke qenë fantastik” -shkroi djali i artistit të ndjerë në një postim në Facebook.

Bruce ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Las Vegas pasi kishte disa ditë që luftonte me virusin. Williamson i’u bashkua “The Temptations” në vitin 2006 duke zëvendësuar tenorin G.C. Cameron.