Celebrities Gossip Showbiz

Në këtë ditë kaq të veçantë, Einxhel risjell në vëmendje veprimin e parë të dashurisë nga Dagz!

Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Dyshja e dashuruar shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh me postimet nëpër rrjetet e tyre sociale.

Ditën e sotme, çifti feston plot 7 muaj bashkë dhe nuk mund të mungonte një postim nga bukuroshja në këtë ditë kaq të veçantë. Me anë të një Instastory, Einxhel na riktheu në kohë teksa ka rikujtuar veprimin e parë të dashurisë së Dagz ndaj saj në kohën e ‘BBV’ me një letër ku shkruhej dhe besojmë shumë nga ju e mbajnë mend: “Einxhel, ji vetvetja”.

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar. Deri më tani Einxhel ka reaguar disa herë në rrjete sociale, duke ironizuar aludimet për të ama duket se u ndal me aq. Duket se kjo situatë e ka acaruar Einxhelin, pasi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështje.

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohej sa më shpejt.