Në Korenë e Jugut rreth 3% e popullsisë midis moshës 19 dhe 39 vjeç jeton në vetmi absolute, të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ata e bëjnë këtë nga paaftësia për t’u përshtatur me shoqërinë dhe për të arritur suksesin e vendosur nga standardet atje. Ata njihen si “hikikomori”, një term i krijuar për herë të parë në Japoni, në vitet ‘90.
Koreja e Jugut, që po lufton me një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë, po përpiqet ta korrigjojë këtë problem. Dhe mënyra që ky vend ka gjetur për momentin është dhënia e një sërë ndihmash financiare për të rinjtë nga mosha 9 deri në 24 vjeç që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Ata u japin rreth 450 euro në muaj për t’i mbështetur. Objektivi që autoritetet kanë me ta nuk është tjetër veçse t’i inkurajojnë që të rikuperojnë jetën e tyre të përditshme dhe të riintegrohen në shoqëri.
Një nga tiparet e përbashkëta që paraqesin këta njerëz është mungesa e besimit në vendimet që kanë marrë. Përveç kësaj, shumë të tjerë kanë marrë kritika për performancën e tyre të dobët akademike gjatë gjithë jetës së tyre studentore. Një problem që bëhet shumë i vështirë për t’u folur në një vend të karakterizuar nga ajo që quhet “kultura e turpit”. Kultura e turpit në Kore e bën më të vështirë për vetmitarët të flasin për problemet e tyre.
Ndërkaq, sipas një studimi të publikuar në “Frontiers in Psychiatry”, të jetosh vetëm rrit shumë shanset për të vuajtur nga depresioni. Si fillim duhet të dini që ka dy lloje vetmish që janë vetmia sociale që ka të bëjë me vështirësinë e të bërit miq si dhe vetmia emocionale që ka të bëjë me vështirësinë për të patur marrëdhënie personale që të japin kënaqësi. Njerëzit të cilët janë vetëm dhe nuk kanë partnerë, zakonisht të tjerët i shohin si të pafat dhe të vetmuar. Është fakt që kur pranë vetes dikë, ndihesh më e sigurt dhe më e plotësuar, mirëpo ndonjëherë është më mirë të jesh vetëm sesa me njerëz që nuk të bëjnë të ndjehesh mirë.