Celebrities Gossip Showbiz

Në pritje të një vogëlusheje? Rihanna na shton dyshimet me veprimin e radhës!

Ajo është një miliardere që posedon një vlerë prej plot 1.7 miliardë dollarë, kjo falë bizneseve të saj të suksesshme të kozmetikës, të brendshmeve dhe kujdesit ndaj lëkurës.

Por këngëtarja më e pasur në botë, Rihanna dëshmoi se ajo ende e vlerëson shumë paranë pasi u pa duke blerë rroba për fëmijë në një dyqan Target në Los Anxhelos. Këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin reper A$AP Rocky, gjithashtu 33 vjeç. Së fundmi ajo ka treguar se është në tremujorin e tretë.

Thuhet se blerësit e tjerë që ishin aty në ato momente kanë parë se Rihanna vendosi një fustan të vogël portokalli në karrocën e saj të blerjeve, duke nxitur spekulime se është në pritje të një vajze.

Sipas Target.com, fustani Cat & Jack që tërhoqi vëmendjen e Rihanna-s shitet për vetëm 18 dollarë.

Por gjithnjë e kujdesshme ndaj syve kureshtarë, Riri u fotografua gjithashtu duke parë një seksion me çorape dhe këmisha uniseks për bebe.

Bukuroshja po kontrollonte korridoret e dyqanit veshur me një xhup blu me kapuç që nuk ekspozonte belin e saj. Por, këngëtarja e hitit ‘Umbrella’ ishte siguruar të shfaqte këmbët e saj me një minifund prej lëkure me shkëlqim dhe një palë taka ngjyrë vjollcë metalike që lidheshin rreth kyçit të këmbës.

Rihanna së fundmi foli për shtatzëninë dhe mëmësinë e saj ndërsa lançoi linjën e saj Fenty Beauty në ULTA Beauty.

Gjithçka është një sfidë, që nga veshja dhe mënyra se si do të bësh grimin. Por më pëlqejnë sfidat.