Celebrities Gossip Showbiz

Në shtëpinë e Arbana Osmanit sot luhet një ‘ndeshje’ shumë e rëndësishme!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.

E teksa postimet nga përditshmëria e saj kur kalo kohë me fëmijët dhe partnerin e zemrës përpos angazhimeve profesionale, prezantuesja nuk na i kursen dhe gjithmonë sigurohet të na tregojë gjëra shumë interesante. Si pak minuta më parë ku me anë të një Instastory na ka treguar ‘ndeshjen’ e rëndësishme që po luhet në shtëpinë e saj. Gjejeni pak se kush po luan? Eduarti së bashku me Jonin të cilët duket se e kanë kthyer shtëpinë në një fushë futbolli.

Kujtojmë se para pak kohësh Arbana ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë ndjekësit dhe është shprehur se do të rikthehet në sezonin e vjeshtës. Por cilin program do të drejtojë moderatorja sezonin tjetër? Mos ndoshta Arbana do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” apo ndoshta me ndonjë program tjetër të saj? Presim që  moderatorja të na tregoi më shumë rreth kthimit të saj në televizion.