Lifestyle Tech

Nëse dëshironi më shumë ‘like’ në fotot tuaja, ky është momenti më i përshatshëm për të publikuar!

A ndikon orari i postimit në Instagram në numrin e pëlqimeve, komenteve, shpërndarjeve dhe gjithë aktivitetit të fotove dhe videove? Ideja është që një numër më i lartë njerëzish janë në aplikacion në periudha të caktuara të ditës, si për shembull në pushimin e drekës ose pas punës. Ditët specifike thuhet se gjithashtu janë më të mira për angazhim. Të dielave, për shembull, njerëzit kanë më shumë gjasa të pushojnë në divane duke shikuar postimet në rrjetet sociale. Se kujt i shfaqen postimet dhe kur, varet nga një sërë faktorësh, përfshirë kohën e ditës.

Faktorë të tjerë përfshijnë interesin e mundshëm të ndjekësit për postimin, marrëdhënien e tyre me ju, frekuencën me të cilën postoni dhe më shumë. Vitin e kaluar, firma e marketingut të mediave sociale, ‘Later’, analizoi 35 milionë postime në Instagram për të arritur në fund të misterit. Ata zbuluan se koha më e mirë për të postuar në Instagram, pra, koha që do të sjellë më shumë pëlqime dhe komente është ora 6 e mëngjesit me orën lokale. Ditët më të mira për të publikuar, gjetën ata, janë të shtunat dhe të dielat.

Të njohur për faktin se janë shumë të lidhur pas telefonave inteligjentë, shumë të rinj të lindur midis 1995 dhe 2010, nuk e kanë edhe aq të vështirë të distancohen nga rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram. Sipas një sondazhi të fundit të bërë nga ‘Piper Sandler’, vetëm 22% e të anketuarve midis moshës 7 dhe 22 vjeç treguan Instagramin si aplikacionin e tyre të preferuar, nga 31% që ishte në pranverën e 2020. 

Në ditë si këto as që mundemi ta imagjinojmë veten pa telefona nëpër duar. Smartphone-ët janë shumë më tepër sesa pajisje komunikimi. Çdo detaj i tyre reflekton interesat dhe personalitetin tonë. Telefoni sot është një dritare që na lidh me botën, për të mos përmendur opsionet e mundshme të sigurisë që na jep në raste rreziku.

Nëse nuk e dinit, nomophobia përshkruan frikën e të qënit pa një telefon në dorë dhe lidhet ngushtë me përdorimin e tepërt të tij. Kontrrolli i shpeshtë i telefonit, fiksimi për të shkruar mesazhe apo për të parë çfarë bëhet në rrjetet tuaja sociale jo rrallëherë shkakton ankth dhe probleme të tjera të shëndetit mendor.