Health & Beauty Sex

Nëse keni përdorur këto lubrifikantë, atëherë keni bërë gjënë më të gabuar!

Shumë ekspertë kanë diskutuar dhe kanë arritur në konkluzionin se disa lubrifikantë nuk duhen përdorur kurrsesi prane vendeve tuaja intime. Nëse jeni në humor me partnerin tuaj për të lozur në shtrat dhe dëshironi të bëni diçka ndryshe për të provokuar dhe jeni ende të thatë poshtë, mos u shqetësoni pasi çdo gjë e ka një zgjidhje.
Por asnjëherë mos bëni gabimin për të zëvendësuar lubrifikantit me ndonjë solucion tjetër që ju gjendet pranë.
Kjo vlen dhe nëse po mendoni të provoni seksin anal për herë të parë, tregohuni të kujdesshëm pasi gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju mendoni.
Në rastet kur nuk keni një lubrifikant të posaçëm për të kryer marrëdhënie, atëherë këto produkte duhen shmangur me patjetër pasi përbëjnë rrezik për shëndetin tuaj.

Vaji i kokosit

Edhe pse nuk është një substancë e dëmshme për lëkurën, mund të ndikojë në dobësimin e prezervativit dhe çarjen e tij.

Pështyma

Nuk ju lubrifikon mjaftueshëm, kot sa do të lodheni e humbni kohë.

Vazelina

Është lëndë e rrëshkitshme e mund t’ju duket si lubrifikues por përmban shumë kimikate të cilat ju dëmtojnë dhe shkaktojnë infeksione.

Vaji i bebeve

Përdorimi i këtij vaji si lubrifikant dhe vendosja e tij në zonat intime, ju rrit rriskun e marrjes së infeksioneve apo mykut.

Kremrat


Substanca që përmbajnë është e dëmshme dhe ju krijon irritim e skuqje, ka raste dhe kruajtje apo djegie.