Health & Beauty Tech

Nëse keni temperaturë këtë gjë jua tregon seria e tetë e Apple Watch!

Seria 8 e ardhshme e Apple Watch do të jetë në gjendje t’i tregojë një përdoruesi nëse ai ka temperaturë. Sipas mediave të huaja, kjo do të mund të bëhet duke u bazuar në temperaturën e trupit, nëse është më të lartë se normalja, falë një sensori të ri të integruar.

Ndryshe nga një termometër tradicional i dedikuar, Apple Watch nuk do t’u japë përdoruesve një lexim të drejtpërdrejtë të temperaturës aktuale të trupit, por në vend të kësaj do t’i paralajmërojë drejtpërdrejt përdoruesit nëse ‘beson’ se kanë ethe. Përpo kësaj, ju mund të prisni disa veçori të reja të informacioneve mbi shëndetin në Apple Watch të këtij viti. Apple ka shtuar shpesh sensorë të rinj rreth “çështjeve shëndetësore” në Apple Watch, me shtimin e fundit që është sensori i oksigjenit në gjak në Apple Watch Series 6.

Ndërkaq, kanë kaluar shtatë vjet që kur në treg doli Apple Watch i parë. Ka shume opsione tjera në treg për përdoruesit e iOS dhe Android, duke filluar prej lehtësisë për t’u përdorur, çmimet dhe jetëgjatësisë së baterive. Ora e parë moderne inteligjente ishte Fossil Writs PDA, e lançuar në treg në vitin 2003 nga kompania Palm.

Pastaj Microsoft lançoi koleksionin unik të orëve të tyre SPOT. Pastaj Motorola, Pebble Samsung, Suunto dhe kompani të tjera filluan me lançimin e opsioneve të ndryshme të orëve inteligjente të cilat më vonë edhe mund të lidheshin me telefonat inteligjentë.

Orët inteligjente të kohëve të fundit ofrojnë veçori më të avancuara si për shembull monitorimi i shëndetit gjatë gjithë kohës, mundësia e thirrjes dhe dërgimit të mesazheve dhe shumë veçori të tjera. Ndërkaq, ju njohim në këtë link me 5 orët inteligjente më të mira për vitin 2022.