Aktualitet

Nga 20 prilli deri më 31 korrik/ Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit! (Vendimi)

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës, pikës 1, të nenit 13, të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar,

URDHËROJ:

1. Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe, konkretisht:
-përgjuhcën(cironka)-AlburnusAlbidusAlborella, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 20 prillit deri më 31 korrik 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit;
-përkrapin-CyprynusCarpio, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 25 prillit deri më 25 maj 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
2. Për periudhën 20.7.2023 deri më 20.8.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 ml nga bregu për liqenin e Ohrit dhe për periudhën 25.4.2023 deri më 25.6.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breqliqenore prej 150 ml nga bregu për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.
3. Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të përkatëse.
4. Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto liqene.
5. OMP-të të marrin të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në këto liqene.
6. Për zbatimin e këtij urdhri, ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit, Drejtoritë Rajonale të AKU-së, duke bashkëpunuar me strukturat e vetëqeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare të qarqeve përkatëse dhe me policitë bashkiake përkatëse. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL
Frida Krifca