Celebrities Ndryshe

Nga politikani që ka më shumë inat deri te skuadra e zemrës, Pano Soko i zbulon të gjitha në Top Albania Radio!

Ditën e sotme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte i ftuar aktivisti i nismës “Thurje”, Pano Soko. Ai diskutoi mbi shumë tema interesante, përfshirë politikën, por edhe sportin. Pano Soko zbulon se është tifoz i skuadrës së Gjermanisë dhe madje tregon se e ka marrë dashurinë për këtë skuadër pikërisht nga i ati.

Tifozëria gjermane është trashëgimi nga babai.

Gjithashtu, një moment mjaft interesant gjatë bisedës, ishte teksa Soko tregonte historinë e emrit të tij. Duket se i ati ishte mes dy opsioneve.

Kishte dy opsione im at, Franc dhe Panajot. Në atë kohë nuk mund ta vinte Franc.

Një tjetër moment i veçantë i intervistës, ishte përgjatë pyetjeve të shkurtra e të shpejta të moderatorëve. I pyetur se cili është politikani i Partisë Demokratike që ai ka më shumë inat, Pano zbuloi se është Lul Basha.

Më tej, biseda vazhdon për politikën, teksa Pano shpjegon se në politikë është luftë për hapësirë, luftë për të krijuar pak hapësirë. Ai u ndal edhe te votat që mori “Thurja”, duke u shprehur se po të ishim në një sistem të pastër, do të kishin arritur të fusnin një deputet, por në këtë sistem gjërat janë ndryshe.