Showbiz

Nicolas Cage drejt altarit për herë të katërt

Aktori i famshëm hollivudian Nicolas Cage rrallëherë është shfaqur me të dashurën e tij të re në publik.

Së shpejti ai do të lidhë kurorë me grimireren Erika Koike me të cilën ka rreth 1 vit që është në një marrëdhënie.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar se Cage dhe 36-vjeçarja kanë bërë një kërkesë për një liçencë martese ditë e shtunë në Clark County, Nevada.

Kjo do të jetë hera e katërt për Nicolas Cage që do të ecë drejt altarit pas 3 martesave të dështuara në të kaluarën.