Politikë

Nis puna e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Ka nisur se mbledhja e Komisionit të Posaçëm për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit Alket Hyseni, tha se ky është rasti i parë ku 49 deputetë kanë bërë kërkesë për shkarkimit e Presidentit të Republikës.

Gjithashtu theksoi se Komisioni do të hetojë nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duke u shprehur se përtej politikës vendimet do të bazohen vetëm tek Kushtetuta.

“Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Do i qëndrojmë strikt objektit të punës. Sekretare zgjidhjet Klotilda Bushka. (…) Nuk është ndonjë kënaqësi e madhe që të ngrihet ky Komision, por në kushtet kur jemi duhet që ta marrim me kujdes dhe gjakftohtësi.”, tha Hyseni.

Spartak Braho, një nga anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, ka kërkuar që si provë të mor merren vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video. Ai shtoi se duhet bërë që t’u ndalohen deklaratat për mediat të anëtarëve të saj.

“Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti është kështu apo ashtu, Të caktohet dikush që të flasë për mediat. Të mos merren për bazë vetëm deklaratat me shkrim, por edhe me video”, tha Braho.