Celebrities Gossip Showbiz

Nita dhe Shpati ‘takim’ në lavanderi, Dean Mishel bën veprimin epik!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Nita dhe Shpati kanë biseduar me njëri-tjetrin në lavanderi. Këngëtarja shprehet në një moment se ‘mund të dalë edhe ajo nesër’. Ajo i thotë Shpatit se kur ka hyrë në fillim ka menduar se do rri 3 javë dhe se nuk i kishte shkuar në mendje se do rrinte 51 ditë.  Duket se Luiz i ka vënë re ata të dy dhe ka shkuar që të marrë Dea Mishel që t’i shikojë edhe ajo.

Kujtojmë se banorët mendojnë se Dea dhe Shpati mund të krijojnë një lidhje bashkë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Nga ana tjetër, Nita tregoi një natë se ajo dhe Shpati kanë pasur një takim së bashku, ku janë puthur në buzë.

Eva Alikaj ka disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë e ndonëse në fillim e kishte pak vështirë derisa të ambientohej e duket se ditën e sotme e ka treguar gjithë energjinë e saj. E veshur me bikini dhe duke ngrënë banane, Eva ka shijuar diellin e mëngjesit duke marrë rreze dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës, që Vëllai i Madh vendos çdo mëngjes për banorët. Luizi dhe Shpati gjithashtu kanë qenë në oborr dhe për një moment janë hutuar duke parë Evën.