Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Një bashkëpunim me Luizin? Valbona Mema zbulon të vërtetën për TAR!

E ftuar këtë episod të ‘Pardon My French’ ishte artistja e njohur Valbona Mema, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes nga eksperienca e saj në ‘BBV’ dhe në këtë intervistë na ka zbuluar më shumë lidhur me projektet e saj të ardhshme muzikore

Artistja na tregon disa detaje lidhur me këngën e saj që pritet të publikohet dhe videoklipi i së cilës do të xhirohet këtë fundjavë.

Këto ditë del dhe projekti më i fundit, tamam traditë tirone. Është diçka ndryshe nga të gjitha këngët që kam kënduar unë, më moderne. 

Lidhur me këngën e saj më të fundit ‘Për dit djele’ na ka rrëfyer se si ka lindur fabula e këtij projekti.

E kam përjetuar dhe unë kur isha vajzë e re, dilnim ditë diele. Ka qenë ditë pazari, ditë pushimi, ditë alegrie. Në fëmijërinë time kam qenë e kundërta, e qetë, mësoja shumë, gjuhë- letërsinë e kisha pikë të dobët. 

Brenda shtëpisë së ‘BBV’ është diskutuar se do të bashkëpunojë për një projekt muzikor me Luizin, a është në planet e dyshes një duet?

Ne kemi folur gjithmonë aty për një bashkëpunim, por çdo gjë do ketë kohën e vet se jemi të dy të angazhuar. Mendoj që do realizohet. Sa bukur këndon popullore ai. Tani i kam filluar projektet pak me vonesë. Janë të gjithë të ngarkuar.

Çfarë i mungon më së shumti Valbona Memës nga eksperienca e saj në  ‘BBV’?

Më ka marrë malli e kam thënë, më merr malli sepse zgjohesha dhe flija ajo Valbona që isha dhe jashtë. Njohën anën njerëzore timen. 

A duhet të presim nga Valbona një koncert të madh në stadium ashtu si shumë artistë të suksesshëm si Noizy apo Elvana Gjata po organizojnë së fundmi?

Unë mendoj që jo vetëm Bona, por shumë artistë që kanë kontribuar në këtë vend duhet të jenë pjesëmarrës në atë stadium. Muzika popullore do ta ndezë stadiumin. Do ta mendojmë. E kam në CV-në time që duhet të bëj një koncert, kam 40 vite karrierë.