Celebrities Gossip Music Showbiz

Një bashkëpunim surprizues, Ermal Fejzullahu dhe Dj Gimi bashkojnë forcat!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.  Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur.

Duket se vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së fundit, Ermali ka gati projektin e ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Dj Gimi, që do të publikohet më shpejt seç e prisnim. Me anë të një postimi në ‘Instastory’ këngëtari na ka lajmëruar se kënga do të lansohet ditën e nesërme në 6 Korrik në orën 00:00 dhe do të titullohet “Hajde Hajde”.

Ermali dhe Ariana janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana. Mirëpo, nga një postim i fundit i bukuroshes në rrjete sociale u dyshua se mos ndoshta çifti ka në plan të zgjerojnë familjen sërish. ‘Sipas rrjeteve sociale’ është mbishkrimi me të cilin, Ariana ka shoqëruar një foto ku teksa duket duke prekur barkun e saj që duket mjaft i rrumbullakosur ka nxitur mjaft spekulime për një shtatzëni të mundshme.

Para pak ditësh Ermali ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me një nga vëllezërit Veshaj, Romeon. Kënga titullohet “Më e mira” dhe deri më tani ka kaluar 2 milion shikime në platformën YouTube.