Celebrities Music Showbiz

Një “bum” bashkëpunimesh! Zbuloni detajet nga albumi i ri i Drake!

Albumi më i ri i këngëtarit të njohur, Drake, “Certified Lover Boy” mesa duket do të përmbajë bashkëpunime me emra shumë të mëdhenj të botës së muzikës. Teksa të gjithë po presin me padurim publikimin e tij, së fundmi një sërë tabelash në qytete të ndryshme në SHBA kanë zbuluar se cilët artistë do të jenë pjesë të albumit.

Ata konfirmuan duetet me Lil Durk, Ty Dolla Sign, Giveon Young Thug, Future, 21 Savage, Lil Baby, Yebba dhe Project Pat. Ndërkohë në mesin e gjithë këtyre tabelave, ishte një që “çmendi” të gjithë fansat. Ajo u shfaq në New York dhe në të lexohej “Hej New York, the GOAT është në CLB.” Për të gjithë ata që nuk e dinë G.O.A.T- Greatest of All Times, do të thotë më i miri i të gjitha kohërave.

Pas këtij lajmi, kanë nisur dyshimet se “GOAT” i referohet Jay-Z, ndërsa disa të tjerë aludojnë se bëhet fjalë për Nicki Minaj. Më herët, Drake ka triumfuar në “Billboard Music Aëards” pasi arriti të rrëmbejë çmimin si ”Artisti i dekadës”. Ai u ngjit në skenë për të pranuar çmimin bashkë me të birin 3-vjeçar, Adonisin dhe falenderoi nga skena familjen e tij.

Rikujtojmë, se së fundmi Drake ka folur në lidhje me efektet anësore të COVID-19 që po përjeton pasi zbuloi se ishte infektuar me virusin. Reperi i hitit “God’s Plan” tregoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus nëpërmjet një pyetjeje që një ndjekës i kishte bërë në Instagram, që e ngacmonte për modelin e tij të flokëve. Këtu Drake pranoi se po përjetonte dhe rënie të flokëve.

Ndërkaq, para disa kohëve, një ndodhi aspak e zakontë ndodhi në shtëpinë e reperit të njohur. Një grua e pajisur me thikë tentoi të hyjë në shtëpinë e tij dhe e goditi me një shufër metalike rojen e sigurisë. Mësohet se gruaja është arrestuar afër shtëpisë së Drake, i cili ka qenë i pranishëm në shtëpinë e tij gjatë këtij momenti.