Showbiz

Një ditar për të ardhmen e saj të suksesshme, Tayna rrëfen ëndrrat e së kaluarës

Reperja e famshme Tayna në një kohë shumë të shkurtër arriti të kthehej në një fenomen dhe në një artiste të kërkuar kudo.

Projekti i saj i parë muzikor “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom ishte pa diskutim hiti i verës që lamë pas dhe që për javë të tëra ka rrëmbyer fronin në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Pas suksesit të parë duket se ky mbiemër u bë i zakontë për reperen pasi edhe projektet e saj të tjera muzikore; “Shqipe”, “Fake” dhe “Doruntina” patën të njejtin fat.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, ajo ka rrëfyer se para se të bëhej e famshme mbante një ditar ku shkruante se një ditë do të bëhej po kaq e suksesshme e gjithashtu shkruante gjithçka që dëshironte të arrinte në jetën personale e sidomos në atë profesionale.

Tayna imagjinonte sikur kishte qenë gjithmonë e sukesshme dhe kjo ishte një ndihmë e madhe për të arritur këtu ku ajo është sot. Duket se ligji i tërheqjes ka funksionuar më së miri për bukuroshen.