Gossip Showbiz

Një ditëlindje si në përralla për djalin e Kleas dhe Elgitit!

Djali i Klea hutës dhe Elgit Dodës, Krid, mbushi një vjeç disa ditë më parë.

Vogëlushi erdhi në jetë gjatë periudhës së pandemisë dhe muajt e parë të jetës së tij i ka shpenzuar brenda në shtëpi, por për ditëlindjen e tij të parë, prindërit e Krid menduan t’i bënin një festë të madhe.

Në një ambient shumë të madh, i dekoruar deri në detajin më të vogël me shumë finesë, çdo gjë dukej përrallore.

Së fundmi, Klea ka ndarë me të gjithë nëpërmjet një video të publikuar në Instagram, disa copëza plot energji pozitive dhe feste nga ditëlindja e birit të tyre.