Showbiz

Një drekë romantike për Miriamin dhe Albanin

Ndërkohë që Albani është shumë i ngarkuar me koncertet e tij si brenda dhe jashtë vendit, Miriami ka vendosur t’i përkushtohet vajzës së saj të vogël Ameli.

Për shkak të kohës së limituar, duket se çifti më simpatik i showbiz-it shqiptar, i ka rralluar shëtitjet romantike por më në fund, Miriami dhe Albani kanë gjetur pak kohë t’ja kushtojnë njëri-tjetrit.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja është shpehur se Ameli iu ka dhënë lejë që ata të dy të shijonë një drekë të shpejtë.

“Ameli na dha lejë për një drekë të shpejtë”, shkruan bashkangjitur fotos Miriami.