Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Një film apo një libër? Çfarë pritet të sjellë Melisa Lleshi së shpejti e zbulon vetëm në TAR ekskluzivisht!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtarja Melisa Lleshi. Ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, projektet e reja muzikore, dashurinë dhe gjithashtu për një surprizë të madhe që ekskluzivisht në Top Albania Radio zbuloi edhe disa detaje të vogla.

Artistja gjithmonë ndryshon ngjyrën e saj të flokëve por karakteristikë janë dy ngjyrat që zgjedh por ku konsiston e gjithë kjo? A nuk është lodhur ajo duke ndryshuar gjithmonë pamjen?

Jo, sepse është look-u im. Është diçka që e kam sjellë unë të paktën këtu.

Si ka nisur vera për Melisën duke qenë se deri më tani ka sjellë tre projekte muzikore brenda pak muajve?

Me punë. Është “Mama”, “Bye” dhe “Gina Montana”. Nuk jam ndalur akoma.

Kjo ka qenë një strategji e artistes apo jo?

Jo, ideja është që tani po kompozoj shumë këngë. Kam realisht diku tek 5-6 projekte gati dhe shumë të tjera që janë shkrujatur dhe po pres muzikën më të duhur. Dua thjesht të hedh këngë, të postoj, të publikoj. Kur është një këngë e bukur pse të pres? Le të dëgjojnë edhe të gjithë ato ngjyrat e mia në muzikë jo vetëm tek flokët.

Më pas Melisa ka shtuar:

Sipas meje të gjithë jemi pak të mirë dhe të këqinj. Tregoj emocionet e mia, ka këngë që tregoj emocione dashurie dhe ka këngë që tregoj emocione inati. Kur më është prezantuar kënga ishte vetëm pjesa e One T dhe refreni. Pastaj unë kam shkruar pjesën time.

Cili është feedback-u që merr nga të gjithë këto publikime përveç pjesë që përmbush pasionin dhe veten e saj si artiste?

Marr kënaqësinë e publikut, njerëzit që realisht më kërkojnë këngë. Nuk bazohem shumë tek klikimet sepse nuk kam blerë dhe nuk do të blej kurrë. Mama nuk ka shkuar shumë është tek 500 mijë por ama ecën dhe dëgjohet çdo ditë. Ka këngë që janë 1 milion, 2 milion ose 3 dhe janë të ndryshme klikimet. Maksimumi që bën Melisa tek kënga është që nuk blej klikime. Mund ta sponsorizoj por nuk i blej. Për të filluar edhe me koncertet. Doja të krijoja një reportazh dhe tani njerëzit më njohin, unë kam 10 këngë. Doja të bëja shumë këngë. Është dikush që po merret me datat. Unë kam qenë gati edhe vjet por nuk ka qenë karriera ime muzikore gati. Nuk kisha këngë, hite mjaftueshëm më saktë. Këtë vit jam më gati, kam më shumë reportazh, normalisht që çdo vit do rritem më shumë profesionalisht.

I ka vendosur Melisa një standard vetes?

Po.

Është mbi 5000 euro?

Jo, jo.

Çfarë projekti po ‘gatuan’ dhe po fsheh Melisa?

Po punoj. Është një super projekt, është projekti më i madh i jetës sime. Ka të bëjë me artin në përgjithësi. Do përfshij jetën time kaq mund të them.

Do shkruash libër?

Diçka e tillë, por mos pyet më sepse nuk tregoj më shumë.

Kur Elona Duro e pyeti Melisën nëse është një libër apo film, këngëtarja zgjodhi që të ndryshonte temën e diskutimit.