Celebrities Film & Tv

Një komedi që nuk e prisnim, në role kryesore Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku!

Komedia është një zhanret që së fundmi ka pasur mjaft prodhime të reja në kinematografinë tonë dhe producentë e regjisorë të ndryshëm janë përpjekur të sjellin filma apo seriale që kanë arritur të kenë mjaft sukses.

Ashtu si kanë nisur xhirimet për projektin më të fundit nga ‘BlueBerry’s Production’. “Policë për kokë”, një film me zhanër aksion-komedi. Por, veçantia më e madhe e këtij prodhimi janë dy rolet kryesore, Nik Xhelilaj i cili rikthehet pas kaq shumë kohësh për të ushtruar profesionin e tij në një film shqiptar dhe Olsi Bylyku, një aktor i cili u bë i njohur për publikun me rolet e tij në programin më të njohur të humorit ‘Portokalli’ dhe më pas vazhdoi karrierën e tij në spektakle të tjera.

Djemtë do të kenë rolin e dy policave që janë miq me njëri-tjetrin dhe do t’i shohim në një mision special, përvec misionit kryesor që është të na bëjnë ne të qeshim. Niku do të mbajë rolin e një dedektivi me profil serioz, ndërsa Olsi partneri i tij do të jetë krejt e kundërta, ashtu si jemi mësuar ta shohim tanimë.

Ende nuk ka një datë se kur do të mund ta shohim dhe kur do të jetë premiera e filmit, megjithatë xhirimet kanë nisur dhe mund ta presim shumë shpejt këtë projekt të veçantë për kinematografinë shqiptare.