Bota

Një ndodhi e pazakontë ‘apokaliptike’ në Mbretërinë e Bashkuar pas shpërthimit gjigant!

Një ferr “apokaliptik” në Leamingston Spa ku ka filluar të bjerë shi dhe që po mbyt edhe me tymin e zi të rrezikshëm. Kjo ndodhi e pazakontë është pasqyruar edhe nga fotografitë satelitore  të cilat tregojnë se është e dukshme edhe nga hapësira.  Zjarri shpërtheu ditën e premte, në mëngjes, në Leeson Polyurethenes Ltd. Për shkak të këtij shpërthimi, autoritetet janë detyruar të evakuojnë të gjitha shtëpitë brenda 100 metrave dhe policia paralajmëroi banorët që të mos prekin apo pastrojnë plastikën toksike që bie mbi shtëpitë dhe kopshtet e tyre, por të mbajnë dritaret mbyllur në mënyrë që tymi të mos hyjë brenda, pasi disa njerëz raportuan se i solli të përziera dhe të vjella.

Experts and health bosses have warned neighbours to close windows

Pas atij shpërthimi të fuqishëm që edhe banorët kanë thënë se ngjanin si bomba që shpërthenin, copa të plastikës të djegur kishin rënë nëpër rrugët pranë zonave të banuara dhe tymi gjigand i zi solli erëra të forta kimike pasi edhe ekspertët thanë se mund të krijoheshin edhe gazra toksikë.

Large chunks of black debris of ash and suspected plastic foam have been spewed across nearby Tachbrook Park Road

Fotot tronditëse satelitore tregojnë se si e përkeqësoi moti duke bllokuar pjesët toksike që binin mbi qytet. Policia tha se shërbimet e urgjencës mbeten në vendin ku ndodhi shpërthimi në Leamington Spa. Ata kanë bërë me dije se:

Ne do të donim të siguronim banorët që jetojnë në zonat përreth se nesër do të ketë një operacion për të hequr mbeturinat e rëna. Si masë paraprake, banorët këshillohen të mos prekin apo të mos përpiqen të pastrojnë mbeturinat gjatë kësaj kohe.

Ekspertët gjithashtu kanë këshilluar që është më mirë për të gjithë që të qëndrojnë brenda dhe të mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret në mënyrë të sigurt, derisa tymi të qetësohet dhe të largohet paksa. Kjo do të minimizonte ekspozimin ndaj toksinave. Pasi ky kombinim i këtyre toksinave mund të shkaktojë shqetësime,veçanërisht për këdo që ka prbleme me mushkëritë apo me frymëmarrjen. Tymi mund të përmbajë grimca të rrezikshme të madhësive të vogla të cilat mund të depërtojnë në mushkëri.