Celebrities Gossip Showbiz

Një nga çiftet më jetëgjatë në Hollywood, gjithçka rreth lidhjes së Julianne Moore dhe Bart Freundlich!

Çifti i Hollywoodit, aktorja Julianne Moore dhe regjisori Bart Freundlich, po festojnë 20 vite martesë këtë vit edhe pse lidhja e tyre e dashurisë ka nisur shumë më herët. Dyshja e mbajnë jetën e tyre private larg publikut. Ata ndonjëherë shfaqen së bashku vetëm në ngjarje publike dhe flasin rrallë për marrëdhënien e tyre. Së fundmi çifti u shfaq në Javën e Modës në Milano dhe kanë gëzuar të gjithë fansat.

Julianne dhe Bart arritën të kapërcejnë të gjitha pengesat dhe të bëhen një nga çiftet më jetëgjatë në Hollywood. Historia e dashurisë së këtij çifti filloi në vitin 1996. Ata u takuan teksa Bart drejtonte filmin “Myth of Fingerprints”, në të cilin Julianne luan rolin kryesor. Kur u takuan, ajo ishte 35 vjeçe dhe ai 26 vjeç. Julianne më parë u shpreh se arsyeja se përse martesat dështojnë është sepse njëri nga partnerët nuk është gati për t’u martuar.

Argëtimi është shumë i rëndësishëm për të. Bart thotë se edhe pse martesa kërkon shumë punë, është gjithashtu e rëndësishme që çifti të argëtohen dhe të qeshin së bashku. “Çelësi është të gjesh dikë që të bën vërtet të qeshësh. Nëse nuk të bëjnë të qeshësh, marrëdhënia mund të komplikohet”,-tha Julianne në “Drew Barrymore Show”. Për shembull, Julianne dhe Bart duan të shikojnë filma dhe të luajnë lojëra së bashku. Çifti ka dy fëmijë, vajzën 21-vjeçare Liv dhe djalin 25-vjeçar Caleb. Të dy ndoqën gjurmët e tyre dhe hynë në botën e filmit.