Celebrities Gossip Health & Beauty Lifestyle

Personazhet e famshëm të showbiz-it që nuk lejuan që fama e tyre të ndikonte te ngjyra e flokëve!

Shumë të famshëm po ndryshojnë vazhdimisht ngjyrën e flokëve. Por çuditërisht janë të shumtë ata që këmbëngulin të mos i lyejnë kurrë ato. Në vend të kësaj, ‘ata përqafojnë’ ngjyrën e tyre natyrale duke na treguar fuqinë e zotërimit të cilësive autentike. Ne kemi renditur pamjet më dinamike të flokëve natyralë të të famshmëve për t’ju inkurajuar të ‘përqafoni’ flokët tuaj natyralë. Njihuni me ta:

1.Kendall Jenner

Kendall Jenner zbuloi në një reklamë të Calvin Klein se nuk i ka lyer kurrë flokët. Ndonëse ka përdorur paruke dhe ka provuar pamje të ndryshme, asaj i pëlqen t’i mbajë flokët natyralë.

2.Paris Hilton

Paris Hilton është e njohur për flokët e saj bionde. Ajo zbuloi në vitin 2016 se nuk i ka lyer kurrë flokët e saj por i pëlqen të mbajë paruke për të provuar pamje të ndryshme pa u shqetësuar për dëmtimin nga boja e flokëve.

3.Jessica Chastain

Jessica Chastain nuk ndihej rehat me flokët e saj të kuq kur ishte fëmijë, sepse e bënte atë të ndihej ndryshe. Por tani ajo e mban atë si një “distinktiv nderi”, duke u mbështetur në veçantinë e saj dhe gjërat që e bëjnë atë të ndryshme.

4.Julianne Moore

Julianne Moore është një nga flokëkuqet më të famshme në Hollywood dhe do të donte të vazhdonte kështu. Ajo nuk ka në plan të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

 

5.Ed Sheeran

Ed Sheeran mendon se nuk do të shpëtojë kurrë nga flokët e tij portokalli.

6.Salma Hayek

Salma Hayek ka treguar se nuk ka durim të ulet në karrige dhe të lyejë flokët. Ajo nuk dëshiron të humbasë kohën e saj duke u shtirur si më e re në vend që të shijojë jetën.

7.Tan France

Tan France, i ka ‘përqafuar’ gjithmonë flokët e tij natyral. Flokët e tij u thinjën shpejt por kurrë nuk u përpoq ta fshehë këtë.

8.Jamie Lee Curtis

Jamie Lee Curtis i lyente flokët por më pas tha me vete: “Pse po i vendos këto kimikate në kokën time?” Ajo nuk ndihej mirë, ndaj tani ka zgjedhur të ndalojë lyerjen e flokëve.

9.Nicki Minaj

Reperja e njohur Nicki Minaj ka provuar shumë modele flokësh, por rezulton se të gjitha janë paruke.