Aktualitet Bota

Një president gjerman pas 27 vitesh në Tiranë, Steinmeier-Begaj: Mbështetje integrimit të Shqipërisë!

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.

Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore.

Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve.

Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit.

Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Bajram Begaj dhe homologu i tij gjerman Steinmeier folën edhe për tensionet në Kosovë. Begaj dhe Steinmeier vendosën theksin te dialogu mes dy vendeve.

“Proces integral dhe nëse do jetë gjithëpërfshirës nga të gjithë vendet e rajonit dhe do ketë në fokus lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirë pranuar”, tha Begaj.

Nuk bëhet fjalë. Çdo kontribut që sjell në uljen e përshkallëzimit të konflikteve është i mirëpritur. Shumë respekt për Lajçak që e ka shndërruar në një mision të tij pasionant”, tha Steinmeier

Presidenti Begaj u shpreh se Gjermania me anë të procesit të Berlinit ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.

“Procesi i negociatave për anëtarësim në BE është i gjatë. Hapja e negociatave është arritje historike për ne dhe natyrisht për rrugën që kemi përpara na duhet bashkëpunim që ne e kemi pasur.

Gjermania ka qenë një partner sidomos në proceset integruese. Besoj fort që ndihma që do japë Gjermania sidomos me ekspertë të ndryshëm do ishte shumë e mirëpritur dhe shumë e dashuruar.”- tha Begaj.

Edhe homologu i tij gjerman, Steinmeier në vizitën e tij të parë në Tiranë u shpreh se është përgjegjësia e Gjermanisë të përshpejtojë integrimin evropian duke hequr barrierat e mobilitetit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor

“Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vetë për të mbështetur edhe në reformën elektorale. Është perceptuar qartësisht që ne e shfrytëzojmë procesin e Berlinit për të përshpejtuar integrimin evropian. Duke hequr barrierat e mobilitetit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.

E rëndësishme është që këto marrëveshje të zbatohen nga pikëpamja konkrete dhe mos të jenë thjesht politike.”- tha presidenti gjerman.