Celebrities Film & Tv

Një sukses i jashtëzakonshëm! Për të gjithë fansat e filmit “Cruella” kemi një lajm të mirë!

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se filmi “Cruella” do të rikthehet me një pjesë të dytë. Lajmi është konfirmuar edhe nga producentët e filmit të cilët janë shprehur shumë të kënaqur me suksesin e “Cruella”-s. Prodhuesit deklaruan për mediat se:

Ne jemi krenar që kemi punuar bashkë me Emma dhe Disney dhe vlerësojmë gatishmërinë e studios për të njohur kontributet e saj si një bashkëpunuese kreative. Ne kemi shpresë se kjo do të hapë derën për më shumë anëtarë nga komuniteti krijues për të marrë pjesë në suksesin e një platforme të re.

Filmi u publikua në muajin maj dhe fitoi më shumë se 222 milion dollarë në mbarë botën. Rikujtojmë, se traileri i parë i filmit “Cruella” me protagoniste aktoren shumë të dashur për publikun, Emma Stone bëri “namin” në të gjitha platformat. Rikujtojmë, se pasi aktorja e njohur Scarlett Johansson ngriti një padi kundër “Disney”, kolegia e saj, Emma Stone, thuhet se po konsideron të ndërmarrë të njëjtat hapa.

Sipas “ScreenRant”, edhe Stone po planifikon të padisë “Disney”-n për të njëjtat arsye. Filmi “Cruella” u prezantua në fund të muajit maj të këtij viti dhe sipas kontratës që aktorja nënshkroi, duhej të shfaqej vetëm në kinema.

Prej gati 6 muajsh, aktorja Emma Stone ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary. Ata kanë vendosur që vajzën ta quajnë Louise Jean McCary dhe me këtë emër, aktorja vazhdoi një traditë familjare. Stone dhe nëna e saj, Krista, të dyja e kanë gjithashtu emrin e dytë Jean.