Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Tech

Një tjetër biznesmen në hapësirë, Space-X gati për lëshimin e Falcon 9!

Një tjetër biznesmen do të udhëtojë në hapësirë këtë javë brenda kapsulës hapësinore SpaceX me një grup astro-turistësh. Ky projekt pritet të regjistrohet në historinë e hapësirës si fluturimi i parë hapësinor, me një ekuipazh të plotë qytetarësh, i cili do të nisë në orbitën e Tokës.

Jared Eisakman, themeluesi dhe CEO i kompanisë e-commerce Shift4 Payments, do të udhëheqë një ekip prej tre personash që do të dërgohen në hapësirë ​​për herë të parë, në një udhëtim tre-ditor nga vendi i nisjes në Cape Canaveral, Florida.

Ekuipazhi i kapsulës hapësinore quhet “Endurance” dhe është planifikuar të lëshohet nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA -s me një raketë Falcon 9 të ripërdorur. Ky fluturim mund të krijojë një epokë të re të turizmit hapësinor komercial.