Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Një VIP ka “BBV” të tjerët janë thjesht…”/Ish-banori Elton Tozaj flet pa ‘doreza’ ekskluzivisht për TAR!

I ftuar në emsionin “Live From Tirana” sot ka qenë një nga ish-banorët e “Big Brother 2”, Elton Tozaj i cili përveç pjesës së udhëtimeve të tij ka folur edhe në lidhje me edicionin e “Big Brother VIP” që këtë vit nga të gjithë është kthyer në epiqendrën e diskutimeve. Konkretisht të gjithë banorët kanë kaluar në lupën e tij.

E ke ndjekur “Big Brother VIP”?

Po, sigurisht e kam Digitalb kudo.

Si e shikon marrëdhënien e banorëve mes njëri-tjetrit?

Marrëdhënia e tyre është vetëm urrejtje dhe dashuri. 

Si një ish-banor dhe si profesionist i fushës, si të duket ky edicion, çfarë të pëlqen dhe çfarë do të doje të ndryshoje si dhe çfarë note do ti vendosje?

E para nota është 10. Çdo Big Brother është dhjetë. Kur e bën Lori është 10 me yll dhe kur është edhe Arbana dhjetë me yll me fishekzjarre. Çfarë do të ndryshoja? Nuk do të ndryshoja gjë sepse më në fund njerëzit po njohin anën e vërtetë dhe reale të atyre që ne i quajmë VIP-a në thonjëza.

Ai ka vijuar duke thënë se:

Për mua i vetmi VIP që është aty brenda është Iliri ndërsa të tjerët janë thjesht figura publike të cilat ne i hasim çdo ditë në rrugë dhe në kafe. Unë mbështes Arjolën sepse më pëlqen jo vetëm se e kam mikeshë por është edhe ideja e një femre shumë të fortë. 

Përse mendon se Ilri është më VIP sesa të tjerët aty?

Jo se është më VIP, por është i vetmi VIP. Është i vetmi që ka bërë një karrierë jashtë dhe është shumë i njohur jo vetëm këtu por edhe në Itali gjithashtu është një njeri që unë nuk e has në rrugë. 

Përse të tjerët nuk janë VIP?

Sepse i has çdo ditë në kafene dhe janë të aksesueshëm. Për mua VIP është një personazh që unë nuk e has në përditshmërinë time.