Botë e Çuditshme

Njihuni me 4-vjeçarin e talentuar që po ‘konkurron’ dhe piktorin Van Gogh!

Nëna e një 4-vjeçari, e cila e kishte lejuar të birin të vizatojë nëpër muret e shtëpisë kur ishte shumë i vogël, tani beson se kjo e ka shndërruar atë në një artist me plot kuptimin e fjalës. Santiago Daniel Pena Garcia nga Peruja, filloi me vizatimin e mureve kur ishte vetëm 10-muajsh, kurse tani përdor penelat dhe ngjyrat për pikturim, thotë e ëma e tij Adianee.

Nga momenti që filloi të ecë, Santiago Daniel vizatonte nëpër mure në pothuajse çdo dhomë të shtëpisë, kur e ëma e tij e kishte lejuar me arsyetimin se po e lejon të shprehë kreativitetin e tij. Tani ai është 4 vjeç dhe çdo ditë vizaton, duke përfshirë këtu versionin e tij të pikturës së Van Gogh, “Starry Night”. Mamaja e tij shprehet:

I kam blerë ngjyra të drurit e më vonë edhe ato të dyllit. Filloi të vizatojë nëpër të gjitha muret dhe dukej shumë i lumtur teksa e bënte këtë. Dhe kjo është arsyeja pse nuk e ndalova.

E vizatimet ishin aq të shumta, saqë familja e Santiago Daniel janë detyruar disa herë të lyejnë dhomat e shtëpisë. Megjithatë ajo nuk pendohet për asnjë veprim, sepse është e bindur se ka rritur një artist.