Auto & Moto Botë e Çuditshme Tech

Njihuni me makinën e parë palosëse në botë!

Operimi në hapësira të vogla nuk do të jetë më problem, pasi këtë verë falë makinës palosëse kjo çështje do të zgjidhjet, kur do të mund të parkohet si një motoçikletë. Në hapësirën e dedikuar për parkimin e një makine të zakonshme, CT-2 është plotësisht elektrik.

CT-2 zvogëlohet kur i palosen gomat dhe pjesët anësore, por është interesant se madhësinë nuk e ndryshon kabina brenda të cilës qëndron shoferi dhe pasagjeri. Makina mund të arrijë shpejtësinë prej 80 kilometra në orë për pesë sekonda.

Kjo makinë e prodhuar nga City Transformer me seli në Izrael, pritet të dalë në treg në korrik me një çmim prej 17.400 dollarë. Ka një rreze veprimi deri në 178 kilometra, para se të ketë nevojë që të rimbushet bateria, duke ofruar një ambient më të pastër në qytetet që janë të mbushura me makina me djegie të brendshme.