Auto & Moto

Si të dilni nga parkingu pa përplasur makinën në anën tjetër….

Në të shumtën e rasteve dalja nga parkingu mund të jetë një fazë stresuese për shumë shoferë e sidomos për shoferët më të rinj. Por, një video e publikuar në rrjetet sociale ju tregon mënyrën ideale se si të dilni nga parkingu pa përplasur makinën në anën tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by carknowledge (@drivers_instructor)

Fillimisht, mos u ngutni që të merrni kthesë menjëherë me makinën tuaj. Siguroheni që të ecni fillimisht përpara deri në gjysmë, pastaj filloni dhe të ktheni timonin tuaj djathtas apo majtas, varësisht se nga cila anë do të shkoni. Ndërkaq, australianët e kanë gjetur zgjidhjen ideale për parkimin e makinave dhe do të lehtësoje qindra e mijëra shoferë.

Për shumë njerëz procedura e parkimit të automjeteve mund të jetë mjaft stresuese. Por në Australi kjo çështje mesa duket është zgjidhur. Një qendër tregtare në Tasmani ka implementuar një dizajn në parkingun e saj duke vendosur linja të dyfishta të bardha. Rikujtojmë, se një studim i ri ka zbuluar se meshkujt janë më të prirur ndaj aksidenteve në parkim sesa gratë.

Debati mbi aftësitë e ngarjes së makinës midis burrave dhe grave është ‘ndezur’ prej vitesh, me shoferët meshkuj që shpesh pretendojnë se shoferet gra janë më pak të afta, veçanërisht kur bëhet fjalë për parkimin. Megjithatë, statistikat e fundit e kanë përmbysur këtë stereotip shekullor, duke zbuluar se gratë janë në fakt më të afta në manovrimin e makinave në vende të ngushta.

Studimi zbuloi se gjatë vitit të kaluar, 21% e konsiderueshme e shoferëve meshkuj pranuan përplasje të lehta gjatë parkimit, ndërsa vetëm 14% e grave u gjendën në situata të ngjashme. Këto incidente varionin nga goditja e paqëllimshme e automjeteve të tjera deri tek kontakti me objekte të tilla si shtyllat, muret dhe gardhet gjatë përpjekjes për të manovruar në hapësirat e mbyllura.